Spektakli i Big Brother VIP ka nisur ndryshe mbrëmjen e sotme!

Të gjithë ish-banorët që kanë dalë nga shtëpia kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme duke kërcyer me trupën e balerinëve të Top Channel. Ata ndezën skenën me kërcimin e tyre, ndërkohë që kanë shkëlyer edhe me paraqitjen e tyre.

Pas një rrugëtimi me plot emocione, të papritura, debate dhe ndodhi, dy banorë janë shpallur finalistë, por 4 të tjerë presin të mësojnë nëse do kenë mundësi të garojnë për çmimin e madh deri në fund.

Egla, Heidi, Meritoni apo Françeska, cili prej tyre do të qëndrojë në shtëpi deri më 25 maj? A do të jenë 4, 5 apo 6 finalistë?

Top Channel