Përcaktohen 3 skuadra që marrin pjesë në Final 4 dhe bien dy ekipe, tani Superiorja është rebus

04/05/2024 22:08

Rezultatet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore kanë bërë që tabela e klasifikimit të jetë shumë interesante dy javë para fundit të sezonit të rregullt, ndonëse janë zgjidhur shumë prej verdikteve të saj.

10 gola u shënuan në javën e 34-t të kampionatit Abissnet Superiore. Fitore regjistruan Vllaznia dhe Partizani, që falë sukseseve të sotme siguruan zyrtarisht “Final 4”.

Fitore arritën edhe Laçi dhe Teuta, ndërkohë që u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi. Rezultat që solli rënien e skuadrës nga Shijaku në Kategorinë e Parë.

Skuadra shkodrane fitoi 1-0 përballë Dinamo Cityt, duel që u vendos nga goli në shtesë i talentit 18-vjeçar Kevin Dodaj.

GOLI I VLLAZNISË

Ndërkohë, “Demat” iu falën golit të vonë të Alfred Mensah për të thyer me të njëjtin rezultat Skënderbeun.

GOLI I PARTIZANIT

Tri pikët edhe për Teutën, që triumfoi po 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake.

Feston edhe Laçi, që mposhti 1-0 Tiranën. Indrit Prodani realizoi golin e fitores për bardhezinjtë e Armando Cungut.

GOLI I LAÇIT

Barazim 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit, me shijakasit që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Kategorinë e Parë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dy javë, që do të prodhojnë garë të fortë për kreun, vendin e dytë, skuadrën e katërt që siguron “Final 4” dhe ekipin që do të luajë në “play-out”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA