Mashtroi administratorin e një biznesi në Librazhd dhe i mori paratë, arrestohet 32 vjeçari (EMRI)

04/05/2024 10:35
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit nën akuzën e mashtrimit.

Në pranga ka rënë i riu, Kristjano Perndoj, banues në Lezhë. Ky i fundit, akuzohet se në 2 maj nëpërmjet mashtrimit ka arritur t’i marrë një shumë parash 56 vjeçarit me iniciale F.Rr, administrator i një biznesi në fshatin Qukës të Librazhdit.

Gjatë kontrollit të keryer në banesën e 32 vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë) të cilat do të dërgohen për ekzaminim.

Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel