Zbulohet një nga misteret e kryeveprës së Leonardo da Vinçit? Historiania italiane pretendon se ka gjetur ku ndodhet peizazhi prapa Mona Lisës 

17/05/2024 16:57

Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, një nga pikturat më të famshme në botë, e cila mbulohet nga misteret, duke nisur që nga identiteti i figurës, shprehija e saj e çuditëse dhe enigmatike. Por duket se tashmë një nga pyetjet lidhur me këtë pikturë ka marrë përgjigje, dhe lidhet pikërisht me vendin se ku është bërë kjo kryevepër.

Italiania Ann Pizzorusso, gjeologe dhe historiane e artit, beson se ajo ka zbuluar vendndodhjen e Mona Lizës duke përdorur ekspertizën e saj gjeologjike.

Tre dekada më parë, Pizzorusso vizitoi qytetin e Lecco-s në bregun juglindor të liqenit Como në Itali, ku beson se piktura është vendosur. Nga ‘rigjurmimi’ i hapave të Leonardos, të ‘armatosur’ me shënime në ditar dhe vizatime, në fletoren e tij ai përmend të qenit në Lecco, sipas saj.

Duke folur për CNN, ajo u shpreh: Ai punonte si inxhinier.

Sipas Pizzorusso, projekti mbi të cilin po punonte Leonardo u anulua, por skicat e tij gjeologjike në terren mbetën (një vizatim me shkumësa të kuqe të një vargmali pranë Lecco-s që i përket Koleksionit Mbretëror në Ëindsor, Londër).

Ndërsa Pizzorusso nuk është e para që ka teorizuar vendndodhjen e Mona Lizës në vitin 2011, një historian arti ia atribuoi peizazhin e pikturës një qyteti të vogël të quajtur Bobbio, ndërsa një tjetër Arezzo-s.

Llogaritjet e mëparshme janë përqendruar në urën e harkuar mbi shpatullën e djathtë të Mona Lizës. Megjithatë, Pizzorusso këmbëngul se mund të nxirren më shumë nga formimi unik shkëmbor në horizont.

“Nëse shikoni në sfond, do të shihni majat. Është një lloj erozioni që ndodh në gurin gëlqeror që ka thyerje në të dhe shkëputet në blloqe, pothuajse si një model i dhëmbëve sharrë… Mund të tregojmë se guri gëlqeror ekziston në (Lecco). Kur shikoni Mona Lizën, ka një sërë malesh në sfond që kanë këtë model të dhëmbëve sharrë”, tha ajo.

Por zbulimi mund të çojë vetëm në më shumë mister. Nëse vendndodhja është Lecco, siç sugjeron Pizzorusso, mbeten më shumë pyetje se pse piktori i njohur zgjodhi atë vend të veçantë, për këtë portret të veçantë.

“Ne nuk e dimë kush është (Mona Lisa), disa besojnë se ajo ishte gruaja e një tregtari të pasur toskan,” tha ajo, duke iu referuar një teorie historike popullore që sugjeron se figura bazohej në fisnike italiane Lisa Gherardini. “Pse e vendosi në këtë mjedis të egër? Kjo nuk është Toskana. Çfarë po përpiqej të na tregonte duke e vendosur këtë zonjë të qetë e enigmatike në këtë mjedis të ashpër dhe alpin?” tha Pizzorusso.

Top Channel