Sot, Dita e Lirisë së Shtypit! ‘Reporterët pa Kufij” publikon raportin: Vendet e Ballkanit me rënie, edhe Shqipëria. Përmend sulmin ndaj Top Channel

03/05/2024 12:50

Organizata “Reporterët Pa Kufij” publikoi raportin e saj më të fundit mbi gjendjen e lirisë së shtypit nëpër botë, duke shprehur shqetësimin për atë që e sheh si fenomen global, dhe e përshkruan si mungesë të vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias.

Gjetjet e Indeksit mbështeten në faktin se nga pesë treguesit e përdorur për të bërë renditjen përkatëse, më shumë ka rënë treguesi politik, duke regjistruar një rënie mesatare vjetore globale prej 7.6 pikë. Norvegjia renditet e para për të tetin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë janë Afganistani, Siria dhe Eritrea.

Në pjesën e kushtuar Shqipërisë, nënvizohet sulmi ndaj godinës së televizionit Top Channel, ku si pasojë e të shtënave vitin e kaluar humbi jetën një roje sigurie. Në vlerësimin për Shqipërinë, kjo pasqyrohet në një tregues më të ulët të sigurisë, thuhet aty. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me një rënie të lirisë së shtypit, vëren raporti, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Top Channel