Polici i forcave “Shqiponja” humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri

03/05/2024 09:14

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në urën e Shkozës në Tiranë rreth orës 06:15.

Punonjësi i policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel