I dehur në timon, 21-vjeçari përplas një tjetër automjet të parkuar në Dibër

03/05/2024 10:19

Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku ra në pranga 21-vjeçari R. S.

I riu, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel