Java e Europës 2024/ Aktivitete artistike, muzikore dhe ekspozita për gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut

02/05/2024 19:55

Delegacioni i BE-së ka çelur sot Javën e Evropës 2024 me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin dhe kremtimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të njeriut përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe paneleve të diskutimit të organizuara nga veriu në jug të Shqipërisë.

Sipas ambasadorit të BE, Silvio Gonzato ndërsa Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre në fushën e të drejtave themelore për ta sjellë Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.

Këtë vit, Delegacioni i BE-së ka vendosur partneritet me Orkestrën Rinore të Ballkanit Perëndimor, një platformë për bashkëpunimin e muzikantëve të rinj profesionistë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila synon të bashkojë të rinjtë  e rajonit.

Në Tiranë, Java e Evropës do të zhvillohet në Sheshin Italia, më 9 maj, me panairin e BE-së dhe performancat e Korit Vizualisht Gjithëpërfshirës dhe muzikantët e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel