Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ia ka bërë të qartë këtij të fundit se nuk do të pranonte përfundimin e luftës në Gaza.
Mediat e huaja shkruajnë se një prej zyrtarëve të qeverisë izraelite bën me dije se Netanyahu ka theksuar se nuk do të pranojë përfundimin e luftës në Gaza si pjesë e një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Ai i tha Blinken se ne jemi të interesuar të arrijmë një marrëveshje dhe jemi të vendosur për të rrëzuar Hamasin”- u shpreh zyrtari.
Ndër të tjera, Netanyahu u zotua gjithashtu se operacioni ushtarak i izraelitëve në Rafah do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet pa pushtimin e të gjithë zonës.
“Operacioni në Rafah nuk varet nga asgjë. Kryeministri Netanyahu ia bëri këtë të qartë Sekretarit Blinken”- zbuloi ndër të tjera zyrtari.
Top Channel