Lejuan të bëhej një ndërtim pa leje në Patok, Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për drejtorin e IMT dhe ish-kryeinspektorin e IKMT

01/05/2024 14:06

Është dhënë rivlerësimi i masës për Jetmir Mzhika, drejtor pranë IMT Kurbin, ku gjykata ka lënë të njëjtën masë arrest me burg, e po ashtu për Flor Gjinin, ish-kryeinspektorin e IKMT.

Janë lënë të njëjtat masa edhe për inspektoret. Seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë, është drejtuar nga gjyqtare Eglantina Biba.

Bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës në hyrje të Patokut ku ishte bërë një shtesë pa leje. Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati kanë zgjatur prej 6 muajsh, ku burime bëjnë me dije se është vënë nën hetim dhe kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, në lidhje me këtë çështje.

 

Top Channel