Një incident ndodhi sot në shkollën private World Academi of Tirana në zonën e Farkës në Tiranë.

Një fëmijë 10 vjeçar është pickuar nga gjarpri dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel