VIDEO/ U qëllua me armë, momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë

15/05/2024 15:50

Kryeministri i Sllovakisë Roberto Fico është qëlluar me armë dhe ndodhet në spital.

Ky është momenti i tmerrshëm, kur pasi u qëllua, kryeministri sllovak futet me shpejtësi në makinë nga forcat e tij të sigursë.

Po në këtë moment është vënë në pranga edhe autori i dyshuar.

Disa të shtëna u qëlluan në drejtim të Ficos, sipas agjencisë së lajmeve TASR. Gjendja e kryeministrit nuk dihet dhe shërbimi mjekësor i urgjencës së Sllovakisë tha se dërgoi një ambulancë me helikopter në vendngjarje.

Qyteti Handlova, ku ndodhën të shtënat, është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti Bratislava. Qeveria ishte në qytet për një takim jashtë vendit.

Top Channel