Tërmeti me magnitudë 7.7 në Indonezi, 53 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur. Frikë për uri dhe mungesë ndihmash
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur, sipas raporteve të mediave lokale.
Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori i dyshuar është ndaluar nga policia.
Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
Një video tregoi disa policë dhe forca sigurie që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin.
Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.
Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Top Channel