Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.

TIRANA-PARTIZANI 1-2 / 41′ Abazaj / 15′, 90’+3′  Maget

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+7’ I kuq edhe për Hadrojn i cili ndëshkohet me të verdhin e dytë. (VIDEO)

90’+5’ Qirko ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

90’+5’ Latifi ka mundësi të mirë për të gjuajtur në portë por gabon plotësisht shënjestrën.

90’+4’ Maget merr të verdhë për festimin duke hequr fanellën.

90’+3’ GOOOL PARTIZANI! Aksion perfekt i të kuqve me Maget i cili merr topin në kufijtë e zonës dhe shënon përsëri në portën e Kozit. 

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

87’ Kartoni i dytë i verdhë për Jonuzin dhe bardheblutë mbeten me 10 lojtarë. (VIDEO)

86’ Nikqi dhe Meta hyjnë në fushë në vend të Lushkjes dhe Abazajt. Në radhët e Partizanit është Mensah i cili merr vendin e Bintsuka.

84’ Hadroj ndëshkohet me të verdhë pasi ndal Latifin në kufijtë e zonës. (VIDEO)

82’ Top në thellësi i Hadrojt për Skukën, ai nuk ia del të kontrollojë mirë në zonë dhe sfera shkon në duart e Kozit.

79’ Goditje dënimi e fortë e Rrapajt, Lulaj ndalon në murin mbrojtës dhe ka nevojë për ndihmën e mjekëve.

77′ Karton i verdhë për Lushkjen.

74’ Bintsuka merr topin në zonë por gjuajtja e tij devijohet mbi traversë.

73’ Pas një goditje këndi, Maget me kokë gjuan por nuk gjen portën duke çuar topin mbi traversë.

72’ Latifi hyn në fushë në vend të Patrik në radhët e bardhebluve.

68’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Patrik.

67’ Aksion me pasime i dyshes Skuka-Bintsuka, teksa sulmuesi shqiptar ndalet nga Kozi, Gjithccka bëhet e pavlefshëm nga VAR-i.

65’ Mundësi e shkëlqyer e të kuqve për të shënuar me Kekon i cili ndalet nga Hoxhallari dhe Kozi duke shpërdoruar një rast të artë të dyfishtë. (VIDEO)

62’ Mba dhe Mehmeti i lënë vendin në fushë Hadrojt dhe Skukës në radhët e Partizanit.

59’ Mici i lë vendin Najdovskit në radhët e Tiranës.

54’ Edhe Buxhelaj ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Haxhiut.

52’ Harkim nga këndorja për Partizanin, Mba gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

51’ Karton i verdhë edhe për Hoxhallarin.

49’ Murataj kap për qafe Patrik dhe ky i fundit e shtyn, Hamiti u tregon të dyve kartonin e verdhë. (VIDEO)

47’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bintsuka.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45′ – Hamitaj nxjerr fillimisht kartonin e kuq për Hoxhallarin, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kekos, por pas ndërhyrjes së VAR-it anulon kartonin dhe goditjen e lirë.

41’ – Gooooool! Shpërblehet me gol këmbëngulja e Tiranën, Abazaj shtyn me kokë topin drejt rrjetës pas tentativës së Jonuzit, 1-1.

39’ – Partizani kap në kundërsulm bardheblute me Rrapajn që godet fort nga distanca, topi i kthyer nga Kozi shkon te Keko, që në një pozicion të volitshëm godet keq.

27′ – Fati është me Partizanin, Kristal Abazaj trondit travesën, topi përplaset në trupin e Qirkos dhe shkon ngjitur me shtyllën.

26-Lushkja provon nga distanca, devijon Qirko.

15′ – Gooooooool! Zhbllokohet derbi me një gol fantastik të Maguette nga distanca, i ndihmuar edhe nga një devijim i topit nga Hoxhallari.

13′ –  Ka një penallti në lëvizje për Rimal Haxhiun, por topi shkon mbi tra.

– Nis ndeshja më e rëndësishme e javës së 33-të.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrick

Partizani: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sotaj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Mehmeti, Cara, Bintsouka, Mba

Top Channel