Do gjykojë finalen e Champions një i arrestuar për prostitucion, por ra në pranga… gabimisht

13/05/2024 18:36

Slavko Vinçiç është gjyqtari që do të drejtojë finale e Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Dortmundit në 1 qershor.

Në këtë edicion të Ligës së Kampioneve 45-vjeçari ka drejtuar Lacio-Atletiko Madrid 1-1, PSG-Milan 3-0, Napoli-Braga 2-0, Bajern-Lacio 3-0 dhe Borusia Dortmund-Atletiko Madrid 4-2.

Vinçiç u bë “i famshëm” kur u arrrestua për prostitucion dhe drogë në vitin 2020, por më pas rezultoi se ai ishte thjesht në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar, pasi nuk kishte lidhje me personat që policia kishte mbikëqyrur dhe i arrestoi në grup. Pasi u sqarua çështja, Vinçiç u shpall i pafajshëm dhe vazhdoi arbitrimin në futboll në nivele të larta.

Top Channel