“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet… 23/03 20:24
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.
Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte që kanë shkuar deri në dyert e gjykatës.
Me vendim gjykate të datës 19 mars 2024, bashkëshorti i këngëtares urdhërohet që të mos i afrohet Maya-s më shumë se 200 metra. Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.
Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë para disa vitesh.

Top Channel