Pjesë e “Breaking” në Top News është bërë deputeti i PS-së Eduart Ndreca i cili ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e vëllait të tij Armondo Ndreca për kultivim kanabisi, një javë më parë.
Sipas deputetit Ndreca, Gjykata e Lezhës e ka caktuar arrestimin e të vëllait si të paligjshëm, dhe përsa i përket nëse beson apo jo në përfshirjen e tij në kultivimi kanabisi, ai shprehet se ia ka lënë në dorë drejtësisë për ta vendosur këtë gjë.
Dafina Hysa: Javën e kaluar shoqërimi, ndalimi I vëllai tuaj si I dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike bëri xhiron e portaleve dhe të mediave duke qenë se bëhet fjalë për vëllanë e një deputeti. Në çfarë pozite ligjorë është aktualisht Armando Ndreca?
Eduart Ndreca: Gjykata e Lezhës ka vendosur arrestimin e paligjshëm të vëllait dhe për shkak se është nisur një hetim tjetër nga policia që pastaj i është referuar prokurorisë, patjetër që është në detyrim paraqitje, por edhe prokuroria është tërhequr nga arresti që ka bërë dhe gjykata e ka nxjerrë arrestin e paligjshëm. Kaq jam në dijeni, ajo që mund të them paraprakisht është sepse çdo fjalë e imja merr peshë, merr përmbajtje të ndryshme, ajo që unë mund të them është se vëllai im është në dispozicion si çdo qytetar tjetër të drejtësisë shqiptare. Nuk mund të komentoj asnjë veprim të policisë, as të gjykatës, as të prokurorisë, ai është në dispozicion të të gjitha institucioneve të këtij vendi dhe inkurajoj policinë dhe prokurorinë ta çojnë deri në fund çështjen e nisur.
Dafina Hysa: A e përjashtoni përfshirjen e tij në kultivimin e kanabisit?
Eduart Ndreca: Unë nuk përjashtoj asnjë kur ka nisur të flasë drejtësia, qoftë edhe vëllai im.
Top Channel