Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi Irani nis sulmin ndaj Izraelit, zyrtari i sigurisë amerikane: Dronet mund të mbërrijnë brenda disa orëve

13/04/2024 22:52

Sulmi i Iranit “mund të shpaloset brenda disa orëve”, thotë zyrtari i sigurisë amerikane.

Sipas zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit që “ka gjasa të shpaloset brenda disa orësh”.

“Presidenti Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë, dhe ekipi “është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe partnerë dhe aleatë të tjerë”, thuhet në deklaratë sipas CNN.

Watson ripohoi qëndrimin e presidentit se “mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt” dhe se Shtetet e Bashkuara “do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”.

Jordania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi Irani lëshoi ​​dhjetëra dronë dhe raketa në Izrael.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA