Pamje të pabesueshme janë publikuar sot kur qindra pinguinë të vegjël lëshoheshin në ujë nga blloku i akullit 20 metra i lartë në Antarktikë.
Në dokumentarin e rrjetit ‘National Geographic’ raportohej vizita në gjirin Atka në bllokun e akullt Ekstrom, ku rreth 700 zogj pinguinë ‘perandor’ ishin mbledhur në buzë të humnerës së akullit.
Duke mrekulluar gazetarët e stafin, pinguinët e vegjël nisën të hidheshin nga lartësia njeri pas tjetrit, duke u përplasur me ujin e oqeanit dhe më pas duke dalë në sipërfaqe të palënduar.
“Ky moment spektakolar është dëshmuar dhe më parë nga studiuesit por kjo është hera e parë që sjellja e mahnitshëm po filmohet në televizion”, komentonte rrjeti në dokumentar.
Antarktika strehon dhjetra koloni pinguinësh perandorë të cilët shumohen dhe rrisin zogjtë e tyre në dimër.
Çdo janar kur zogjtë janë rreth pesë muajsh ato nisin procesin e nisjes së mësimit dhe notit pasi humbasin pendët prej bebeje dhe rrisin pendët e fort të notit.
Mësimi i tyre i notit zhvillohet pa praninë e të rriturve por si një ritual kolektiv i të vegjëlve të kolonisë .
“Kur ata futen për herë të parë në ujë ndjehen në siklet dhe të pasigurtë, nuk janë të shpejtë apo notarë të hijshëm si prindërit e tyre”, thotë dokumentari.
Disa koloni pinguinësh rrisin zogjtë e tyre në lartësitë e blloqeve të akullit prandaj të vegjëlit duhet të hidhen për të arritur ujin në kohën e duhur.
Tashmë grupet e kamerave përdorin mjete të sofistikuara filmimi si dronët dhe lentet e fuqishme, që do të thtoë se mund të ndjekin pinguinët pa i shqetësuar ata.
Pamjet e programit të titulluar “Sekretet e Pinguinëve” prite të transmetohen në prill 2025. /DailyMail/
Top Channel