Rama mbështeti kryebashkiakun, reagon Bardhi: Shantazhi i Veliajt funksionoi! Zgjodhi të sulmojë opozitën

06/04/2024 18:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për arrestimet e disa ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të bashkisë së Tiranës.

Bardhi shprehet se Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse sipas tij, “e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.

Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA