Autori i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër, u arrestua pak pasi ndodhi ngjarja. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skërnderbeg”, rreth orës 16:00, ndërsa sipas policisë shkak dyshohet një konflikt çasti mes R. M. dhe E. Ç. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA