“Përshëndes maxhorancën…”, habit Gazment Bardhi: Asnjë zyrtar i korruptuar nuk përfiton amnisti

04/04/2024 10:59

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi para seancës plenare tha për mediat se amnistia penale duhet të votohet nga të gjithë deputetët sot.

Ai habiti me deklaratën e tij para mediave teksa përshëndeti qëndrimin e maxhorancës që sipas Bardhit ka pranuar një kusht të opozitës për të mos përfituar zyrtarët e lartë të dënuar. 

“Kushti jonë ka qenë ai që ne kemi shprehur që ditën e parë për amnistinë, që nuk do të duhet të ketë asnjë zyrtar të lartë, deputet, ish-deputet, kryetar bashkie, ish-kryetar bashkie, ministër, zv.ministër dhe të gjithë funksionarët e tjerë të lartë që mund të përfitojë nga amnistia. Eshtë për tu përshëndetur fakti që maxhoranca u tërhoq nga propozimi i miratuar në komisionin e ligjeve duke pranuar këtë kusht që ishte një ndër dy kushtet tona për të votuar të gjithë së bashku amnistinë”, tha Bardhi. 

Sipas tij “Asnjë anëtar i krimit  të organizuar nuk përfton asnjë amnisti nga drafti, në 2014 me votë të zotit basha ka pasur amnisti dhe për anëtarët e krimit të organizuar, asnjë zyrtar subjekt i posaçëm apo hetohet nga spak nuk përfiton asnjë lloj amnistie për të cilat hetohen apo janë dënuar, ndryshe nga sa është votuar edhe pse qytetarët përfshiheshin në protestë, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës që përfitojnë nga amnistia, nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar. Të votojmë të gjithë së bashku amnistinë. Jnë mësuar që cfdo gjë ta trajtojnë si Pazar që të përfitonte kolegu jonë, ishte i njëjti që ka propozuar amendamentin. Kurrë nuk i kemi parë ligjhet si mundësi për të bërë pazar, e kemi parë si mision përballje”.

Top Channel