Për 20-vjeçarët është e vështirë në SHBA, por doktorët i lëndojnë më shumë me qetësues ‘të shpejtë’, thotë psikologia (fotot)

03/04/2024 18:38

“Ka një krizë shëndeti mendor te të rinjtë në SHBA … shumë njëzet-vjeçarë kanë një kulturë mungese identiteti, nuk janë të sigurtë çfarë të mendojnë apo çfarë të bëjnë, thotë psikologia Dr. Meg Jay për rrjetin vendas ThePost.

Mjekja e zhvillimit klinik, ka kaluar 25 vjet duke u specializuar në trajtimin e pacientëve të rinj, ndërsa në librin e saj të ri “Trajtim revolucionarizues për një moshë të pasigurtë”, ajo shton se mjekimet që po u rekomandohen atyre nga doktorët po ua vështirësojnë gjërat në terma afatgjatë.

“Kjo vjen e vështirë sepse është një dekadë e jetës ku gjithçka është e pasigurtë, dhe truri i njeriut nuk e pëlqen këtë, kjo është stresuese dhe rrjedhimisht bën njerëzit të bien në depresion e ankth”.

“Duke u dhënë atyre mjekime në vend që të mesojnë sesi të përballen me stresin e ndryshimit, të rinjtë mund të jenë duke përgatitur kushtet për katastrofën e mëvonshme”, thotë doktoresha.

“Të rinjve në të 20-at u rekomandohen tableta që në vizitën e parë te mjeku i tyre,” shpjegon Jay. “Atyre shpejt iu jepet diagnoza e mjekimi për diçka që është pjesë normale e zhvillimit, ose e situatave të përkohshme stresuese”.

Ajo shton: “Shumë shpjet atyre u caktojnë një patologji duke u dhënë diagnoza e mjekime, megjithëse truri dhe jeta e njëzetvjeçarëve është në lëvizje”.

Libri i Jay kërkon t’i mësojë të rinjve të jetë vërtet “socialë” në rrjetet sociale, e të jenë dashamirës megjithë zhgënjimet, të përqendrohen te realiteti jo ëndrrat, për të cilat gruaja thotë se janë themelet e një jete të shëndetshme mendore.

Dr. Jay thotë se ka ndjekur shqetësimet e të rinjve gjatë gjithë karrierës së saj, por çuditërisht vitet e fundit doktorët kanë nisur të japin qetësues të fortë për ta.

“Njëzet vjet më parë ishte shumë e rrallë që pacientët e konsultave psikologjike të merrni mjekime, por tani kjo është gjëja më e thjeshtë”.

“Qasja ime me të rinjtë është më shumë aftësi, sesa tableta. Qoftë kjo puna apo dashuria, financat apo shoqëria, unë përpiqem t’i ndihmoj ata me aftësitë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor.”

“Ka shumë studime që thonë se kjo moshë është pikë e dobët në zhvillim, por shumë të rinj kanë nevojë vetëm për riparime të vogla dhe një këshillë të mirë, që jeta e tyre të kalojë tranzicionin”.

“Shumica nuk mund të përballojnë financiarisht terapinë prandaj unë shkrova librin, si për të thënë se nuk ke nevojë të paguash terapistin $200 për një orë, çdo javë. Ndoshta mund të kuptosh diçka këtu në libër,” tha Jay.

Ajo shtotne për The Post se megjithse është e lumtur për interesin e prindërve dhe edukatorëve për librin e saj, në fakt e shkroi për vetë të rinjtë në të 20-at.

“Shpresoj që interesi i tyre të rritet. Disa thonë se të 20-at janë mosha më e bukur e jetës por në fakt jeta bëhet më e bukur teksa kalon të njëzetat, të tridhjetat, të dyzetat, të pesëdhjetat e më tej”.

FOTO GALERI
3/3
Dr. Jay thotë se ka ndjekur shqetësimet e të rinjve gjatë gjithë karrierës së saj, por çuditërisht vitet e fundit doktorët kanë nisur të japin qetësues të fortë për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA