Matais foli në stacionin vendas të radios për të thënë se ishte pronari i makinës luksoze që shihej të binte nga trageti në brigjet e Tenerife
Ai ka nisur të njihet tashmë si ‘burri më i pafat në botë’ pasi dy katastrofa të rralla i ndodhën brenda dy viteve.
I njohur vetëm si Matais, banori ishullit Grand Canaria tregonte në stacionin vendas COPE Canarias se ishte pronari i makinës që shihej në pamjet e famshme ne rrjet, të binte nga pjesa e prapme e tragetit pranë portit të La Gomera.
Në bisedë ai tregonte se makina ishte një edicioni rrallë “fuoristradë,” ndërsa në vullkanin e vitit 2021 shtëpia e tij ishte mbuluar nga llava.
Ai tregon: “Unë udhëtoj shpesh, dhe në traget e parkoj makinën gjithmonë pranë daljes se tragetit. Por kësaj radhe kur trageti u nis nga porti dhe une isha ngjitur sipër, pashë makinën time që pluskonte në ujë”.
“Isha i shokuar, deti ishte i keq dhe një valë po vinte përpara. Sigurisht që ishte një gabim njerëzor, janë gjëra që ndodhin”.
Ndërsa duke treguar historinë e tërmetit, pa zbuluar vendndodhjen e banesës së tij apo sesi arriti të mbijetonte, burri tha: “Tani kisha mbetur me shtëpinë të mbuluar nga llava dhe me makinë në det.”
“Ashtu si në rastin e vullkanit, mbeta vetëm me ato që kisha veshur, duhet të kërkonim rroba, nuk kisha as laptopin për të punuar”.
Por me sa duket problemet e tij u zgjidhën shpejt sepse drejtuesit e kompanisë i sollën një makinë zëvendësuese dhe u kujdesën që të kishte shumë gjëra që i mungonin”.
Burri dukej gjithsesi në humor por tha se shpresonte që fati i tij i keq të kishte marrë fund me dy episodet . . .
Top Channel