Hetimet: Puff Diddy i paguante rrogë mujore modeles së njohur të rrjetit për ‘punë seksi’ (fotot)

28/03/2024 18:41

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs i paguante modeles së Instagram Jade Ramey “rrogë mujore” për “punë seksi”, thuhet së fundmi në padinë e ngritur ndaj muzikantit për abuzime te shumefishta seksuale.

Pronat e banesat e Diddy po kontrollohen imtësisht në SHBA teksa në padinë $30 milionëshe të ngritur nga producenti Rodney “Lil Rod” thuhet se 54 vjeçari “mburrej se kishte disa gra që i mbante me rrogë mujore.”

Aty emërohej dhe Ramey, ish e dashura Yung Miami, si dhe ish e fejuara e reperit 50 Cent, Daphne Joy, si marrëse të rrogave në këmbim të seksit për Diddy.

Paratë e tyre transferoheshin nga studiot muzikore Love Records me anë të llogaritarit Robin Greenhill.

“Nuk është e qartë nëse ka dokumentacion për këto pagesa apo nëse ato deklaroheshin më vonë për t’u taksuar”, thuhet në padi.

Combs dhe avokatët e tij mohojnë akuzat duke thënë se “Lil Rod nuk është asgjë më shumë se një gënjeshtar” i cili kërkon vetëm para.

Ramey, e cila e përshkruan veten online si “stërvitëse e çerifikuar mirëqeniejeje”, ka rreth 1.2 milionë ndjekës në Instagram, ku poston shpesh foto joshëse.

Avokati i Combs, Aaron Dyer dënonte kontrollet në banesat e reperit si “abuzim i forcës ushtarake” dhe gjueti shtrigash.

Disa gra e akuzojnë atë për përdhunim, teksa reperi thotë se do të triumfojë ndaj akuzave.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA