Si në përralla! Ky qytet, më i bukuri në Europë, ka vetëm 29 njerëz dhe ruan një sekret të madh

26/03/2024 11:22

Një ishull magjik me në krye një abaci që sfidon gravitetin i ngjason një përralle.

Mont-Saint-Michel, qyteti bregdetar veriperëndimor midis Normandisë dhe Brittany është pa diskutim ndër pamjet më mahnitëse të Francës.

Për shekuj Mont-Saint-Michel ka qenë një nga destinacionet kryesore të pelegrinazhit të Evropës. Tani ishulli i shenjtë dhe gjiri i tij mahnitës janë shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ky qytet është i rrethuar nga një mur guri që mbyll plotësisht ndërtesat brenda, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 4 km/m2. Në pikën e tij më të lartë, abacia qendrore ngrihet deri në 80 m. Në 2019, vetëm 29 persona jetonin atje.

Mont-Saint-Michel shtrihet rreth 1 km larg bregut, që do të thotë se ai rrethohet nga uji i detit në baticë. Gjatë gjithë historisë së saj, pozicioni e bëri të arritshme për shumë pelegrinë, pasi uji ishte në nivele të ulëta, por me kalimin e kohës, baticat i kanë vështirësuar vizitat në abacinë e saj.

Kohët e sotme është ndërtuar një urë këmbësore mbi ujë që ndihmon ata që jetojnë në Mont-Saint-Michel të largohet dhe të kthehet pavarësisht nga niveli i valës.

“Me aftësitë teknike dhe guximin e mjeshtërve të ndërtuesve, shoqëruar me ambicie të thella shpirtërore, abacia benediktine kushtuar Kryeengjëllit Shën Michael sfidon ligjet e ekuilibrit dhe ofron një panoramë të arkitekturës fetare mesjetare, nga periudha karolingiane deri te format më elegante, të artit gotik madhështor”, shpjegon faqja e internetit e qytetit.

Nëse planifikoni të vizitoni Mont-Saint-Michel, do t’ju duhet të bëni afërsisht 2 km në këmbë nga parkimi i makinave, i cili kohët e fundit është zhvendosur në brendësi për të ruajtur pamjen.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA