Si pritet të luajë Shqipëria në miqësoren italiane përballë Kilit? Kuqezinjtë do të sfidojnë skuadrën latine në “Ennio Tardini” të Parmës, të premten duke nisur nga ora 20:45. Takim që do të transmetohet në SuperSport 2.
SuperSport mëson se Sylvinho pritet të zgjedhë këtë formacion titullar kundër skuadrës La Roja.
Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.
Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit.
Repart ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.
Suedi është kundërshtari i dytë i Shqipërisë në këto miqësore përgatitore për Euro 2024. Dueli përballë kombëtares nordike do të luhet të martën e 25 marsit (19:00).
Top Channel