I shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal, 29-vjeçari i arrestuar në Durrës “i dorëzohet” Italisë
20/03/2024 15:15
29-vjeçari Glorildo Halili, i arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Durrës për llogari të Italisë, është ekstraduar sot nga Shqipëria.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Ai u arrestua më 7 nëntor të vitit të shkuar gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
Top Channel