Një oficer i vrarë, dy të tjerë të plagosur gjatë bastisjes së policisë në Belgjikë (fotot)

18/03/2024 17:29

Ka degraduar një tragjedi një aksion i policisë sot në një apartament në Charleroi, në jug të Belgjikës, ku i dyshuari që rezistonte nga brenda apartamentit qëlloi për vdekje një polic dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa raportohet se është larguar nga vendngjarja.

I dyshuari rezistonte policisë nga një banesë në Rue de L’Etang në Charleroi, në krahinën Wallonia, ku ndodhi dhe përballja tragjike për motive ende të pashpjeguara.

Disa media belge raportonin se policia ishte thirrur pasi u dëgjuan të shtëna arme, sot rreth orës 7 të mëngjesit.

Një perimetër i gjerë rreth vendngjarjes u rrethua nga policia e cila njoftonte më vonë se i dyshuari ishte ndaluar dhe arrestuar.

Oficerët ishin pjesë e skuadrave speciale të pajisur për incidente të rrezikut të lartë si sulme terroriste, pengmarrje apo rrëmbime, shkruan rrjeti Mirror.

Charleroi gjendet në rajonin Hainaut rreth 60km në jug të kryeqytetit Bruksel.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
I dyshuari rezistonte policisë nga një banesë në Rue de L'Etang në Charleroi, në krahinën Wallonia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA