Nën masa të rrepta sigurie! I dyshuari për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës
11/03/2024 10:43
Ruben Saraiva, autori i dyshuar si ekzekutor i Ardian Nikulajt prillin e vitit të kaluar, ka dalë sërish para gjykatës së Lezhës ditën e sotme.
Në seancën gjyqësore të nisur në orën 10:00, nën masa të rrepta sigurie, Saraiva ka kërkuar të enjten pafajësinë për çështjen me të cilën akuzohet.
Vlen të theksohet se, krahas kësaj Gjykata e Lezhës ka mbajtur një tjetër seancë ditën e premte e cila ka qenë mjaft e shkurtër për shkak se nuk kishte përkthyes. E po në këtë seancë Saraiva ka kërkuar pafajësinë nga shteti shqiptar.
Top Channel