Qentë e rrugës me çip! Procesi mbyllet për dy muaj, problem edhe ata që pronarët i mbajnë pa paska

10/03/2024 15:35

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që njerëz sulmohen apo kafshohen nga qentë endacakë apo edhe qentë me pronarë.

Në 2019-tën në vendin tonë hynë në fuqi disa ndryshime në Kodin Penal që synonin ashpërsimin e masave. E në një ligj thuhet, nëse një person kafshohet nga qen pa maskë, pronari i kafshën, dënohet nga gjobë deri në 6 muaj burg e nëse ka viktima penaliteti shkon deri në 5 vjet burg.

“Pronari i drejtpërdrejtë i qenve pa pronarë apo qenve të rrugës janë bashkitë. Ndërsa për kafshët me pronar është pronari përgjegjësi direkt ai që duhet të regjistrojë, vaksinojë, identifikojë nëpërmjet çipit elektronik kafshën e tij. Por në fakt në këto 33 vjet në Shqipëri nuk janë ndërmarrë nisma për ta çuar përpara këtë ligj, zbatueshmërinë e tij. Edhe në Bashkimin Europian janë pak vende që e kanë bërë të detyruar unifikimin e pasaportës në nivel kombëtar dhe implementimin e çipit tek kafshët e shoqërimit pra tek qentë, macet”- tha Ervin Resuli, President, Urdhrit të Mjekut Veterinar.

Brenda dy muajve edhe në Shqipëri pritet te përmbyllet ky proces, pra unifikimi I pasaportës në nivel kombëtar dhe vënia e çipit më detyrim për ata të cilët mbajnë kafshë shoqërimi. Nëpërmjet kësaj pritet që pronari të jetë më i përgjegjshëm. Kur një person kafshohet nga një kafshë me çip, ti e identifikon pronarin e saj. Apo edhe në rastin e braktisjes së një kafshe, ti identifikon menjëherë se kush e ka bërë këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA