Foto ilustruese

Një mjet i parkuar është djegur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në lagjen “Ahmet Haxhia”.

Policia njofton se mjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Mjeti është në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E. K. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA