2024 përrallor, skuadra e Besnik Hasit regjistron triumfin e radhës

09/03/2024 07:23

Mechelen nuk ndalet as kundër Westerlos, skuadër të cilën e mposhti 3-1.

Duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në Jupiler Pro League. Djemtë e Besnik Hasit po përjetojnë një 2024 përrallor, vit gjatë së cilit nuk janë mposhtur ende në takimet e luajtura. Tekniku shqiptar po zhvillon një punë të jashtëzakonshme tek ekipi që garon në elitën e futbollit belg.

Mechelen ndodhej në vendet e fundit kur Hasi u emërua trajner gjatë ditëve të para të nëntorit të kaluar. Sot, skuadra e drejtuar nga ish-lojtari i kombëtares shqiptare, renditet në vendin e pestë. Pozicion që do i mundësojë të garojë për fitimin e titullit në duelet “play-off”.

7 fitore dhe 2 barazime numëron ekipi belg gjatë vitit 2024, ndërkohë që 52-vjeçari bën thirrje për përulësi dhe qëndrim me këmbë në tokë. Përtej krenarisë që përjeton për sukseset dhe frytet që po korr pas punës së madhe që ka zhvilluar me lojtarët e tij.

Gjakovari ka një përvojë të madhe, teksa ka drejtuar më parë edhe Anderlechtin në Belgjikë. Ekip të cilin e udhëhoqi drejt fitimit të titullit dhe Superkupës (2014). Hasi ka punuar edhe në Poloni (Legia e Varshavës), Greqi (Olympiacos) dhe Arabinë Saudite (Al-Read, Al-Ahly). /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA