Sot festa e 7 Marsit! Mësuesit dhe nxënësit tregojnë emocionet e tyre: Emocion i papërshkrueshëm

07/03/2024 15:16

Është dita e mësuesve.

7 marsi i vitit 1887, me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, shënoi një rrugëtim 137 vjeçar, në kujtim të asaj dite për mirënjohjen e nderimin e figurës së mësuesve.

“Emocioni është i papërshkrueshëm. Mësuesi nuk e ka punë përkushtimin e përditshëm ndaj nxënësve, ky është mision”, tha Etleva Hysenaj, drejtoresha e shkollës Dora D’istria.

Sot janë nxënësit që gjithë vëmendjen e kanë për të gëzuar mësuesit e tyre.

“Mësuesit janë si një qiri, konsumojnë vetveten për të na ndriçuar. Ndaj sot urojmë të jeni të buzëqeshur”, tha një nxënës.

Lule, dhurata e madje nxënësit dhuruan spektakël për mësuesit e tyre me organizim koncertesh si në shkollën Dora D’istria.

“Dy festa janë për të dashurat e mia, njëra në shkollë tjetra në shtëpi; njëra e mësueses tjetra e nënës. Gëzuar 7 marsin”, uroi mësuesja.

Kujdesi i nxënësve për arsimtaret është në detaje, duke menduar për dhuratat edhe mbi nevojat që kanë mësuesit e tyre.

“Ne i blemë mësueses një kompjuter, më shumë prej regjistrit online. E vendosëm bashkë me këshillin e prindërve”, thanë ata.

Një urim i veçantë erdhi edhe nga kori i liceut artistik edhe të gjithë nxënësit e shkollave të kryeqytetit, të cilët performuan ‘himnin e mësuesve’, një dedikim për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA