Bayern Munich do të kërkojë një biletë në çerekfinalen e Champions League teksa i duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë përballë Lazios me rezultatin 1-0.
Gjermanët presin bardhekaltërit në Allianz Arena e do të tentojnë të shfrytëzojnë edhe entuziazmin e tifozerisë së tyre. Megjithatë, trajneri Thomas Tuchel kërkon përqëndrim nga të tijtë duke theksuar se është e vështirë që t’i shënosh të paktën dy gola një skuadre italiane.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të përmbysim një disavantazh. E dimë sa e vështirë është që t’i shënosh dy gola një skuadre italiane, aq më tepër një ekipi që drejtohet nga Sarri.
Paraqitjet në kampionat nuk ndikojnë në Champions League, do të tentojmë të jemi më agresivë në fushë, po ashtu duhet të tregojmë shumë pasion përgjatë gjithë 90 minutëshit. Skuadra ka pësuar më shumë seç duhet, megjithatë në ndeshjen e parë e kontrolluam mirë Immobilen. Nuk jam i surprizuar nëse Lazio vendos të luajë me kundërsulme”, u shpreh Tuchel.
Top Channel