“Yamal nuk është normal”/ Nga magjistari i mesfushës te trajneri, Iniesta rrëfen planin e tij: Një ditë do të vij te Barcelona
Mbrëmjen e kësaj të hëne Italia do të presë Turqinë për të mbyllur ciklin e 4 ndeshjeve të para të Nations League. Skuadra e Roberto Mancinit do të luajë një ndeshje që është kyçe jo vetëm për të siguruar qëndrimin në Ligën A të Nations League, por edhe për të qenë kokë serie në shortin e kualifikueseve të Euro 2028.
Një sukses do të lejonte Të Kaltrit që të shihnin me ambicie konkrete kualifikimin për në çerekfinale, impenjimet vendimtare të nëntorit kundër Francës dhe Belgjikës
Itali-Turqi, formacionet e mundshme
Për të ruajtur intensitetin e lartë dhe për të menaxhuar më mirë energjitë, Mancini është gati të bëjë disa rotacione me objektivin për të përfshirë të gjithë grupin. Donnarumma mbetet pika e palëkundur e referimit mes shtyllave. Në krahun e djathtë, Di Lorenzo duket i favorizuar kundrejt Michael Kayode. Në qendër, në krah të Bastonit, pritet të jetë Mancini që është në avantazh kundrejt Scalvinit, ndërsa në të majtë Ruggeri mund të jetë në vend të Calafiorit që do të pushonte pak. Në mesfushë duket i sigurt aktivizimi që nga minuta e parë e Barellës në vend të Frattesit, ndërsa organizimi i lojës mund t’i besohet sërish Romanos për të cilin do të ishte një shans i dytë. Kandidohet për të qenë titullar dhe Issa Doumbia që duket në avantazh ndaj Fagiolit. Rotacion thuajse total edhe në treshen sulmuese, ku vëllezërit Esposito duket se do të qëndrojnë pushim; Pio Esposito pritet t’ia lëeë vendin Scamacca. Nuk do të jetë Moise Kean që ende kishte disa probleme fizike me trajnerin që preferoi ta kthejë te klubi i tij. Në krahun e majtë të sulmit kandidatë janë Maldini në të majtë dhe Vergara në të djathtë.
Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, G. Mancini, Bastoni, Ruggeri; Barella, Romano, Doumbia; Vergara, Scamacca, Mancini.
Si është gjendja te Turqia?
Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella vjen në këtë ndeshje me momente tensionesh të forta të thelluara nga pozicioni i fundit në grup dhe mungesa shumë të rëndësishme si ato të Yilmaz dhe Arda Guler që janë të skualifikuar, mungesa që iu bashkohen atyre të Calhanoglu dhe Yildiz që nuk ishin as në ndeshjen e javës së kaluar. për më tepër skuadra turke përjetoi momente të komplikuara edhe në aspektin logjistik me udhëtimet ajrore. Megjithatë, Vincenzo Montella ka shfaqur qetësi për punën e tij dhe dëshirën për të luajtur kartat e tij. Kështu në portë për ndeshjen e sotme do të jetë Cakir, ndërsa në mbrojtje pritet të aktivizohen Celik, Demiral, Bardakci dhe Kadioglu. Në mungesë të Arda Guler e Calhanoglu, në mesfushë mund të luajnë Akgun, Tiknaz dhe Yuksek, ndërsa reparti i sulmit pritet të përbëhet nga Aydin, Gul dhe Fakili.
Formacioni i mundshëm i Turqisë(4-3-3): Cakir; Celik, Demiral, Bardakci, Kadioglu; Akgun, Tiknaz, Yuksek; Aydin, Gul, Fakili.
Top Channel