Shpërthimi me një viktimë dhe disa të plagosur në Lushnjë, ministri Balla mbërrin në spital

01/03/2024 16:28

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, aty ku ndodhen të plagosurit e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në një magazinë.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Shkaku i këtij shpërthimi nuk dihet, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA