Apple ka njoftuar se po anulon planet e krijimit të makinës së saj elektrike ‘Apple Car’.

Ndërtimi i makinës elektrike i quajtur ‘Project Titan’ raportohet se zhvillohej prej dhjetë vjetësh, por tani është anuluar plotësisht.

Zyrtarët shtonin se nga rreth 2,000 punonjësit e projektit, disa do të transferohen në departamente të tjera si ato të teknologjisë AI, ndërsa pjesa tjetër do të shkarkohen.

Apple tha se kishte shpresuar një tip të ri baterie që prodhohej me më pak kosto, dhe shtonin se po krijonte programet për ta bërë makinën tërësisht vetë-drejtuese.

Por aksionerët e Apple duket se e pritën lajmin gjithsesi me lehtësim.

Drejtuesi Dan Morgan tha për rrjetin Dailywire: “Anulimi i projektit nga Apple është një lehtësim për ne, sepse nga të gjitha iniciativat e së ardhmes për Apple, projekti i makinës dukej më i largëti”.

Projekti ishte parë me skepticizëm edhe nga analizti Richard Windsor i cili tha në fillim të vitit: “Nuk ka kuptim që Apple të shesë makina, mazhi i fitimit nga produktet është i madh dhe kjo nuk mund të ndodhë me makinat elektrike”

Gjiganti teknologjisë kishte investuar disa miliardë dollarë në projekt, teksa tentonte të konkurronte me Tesla Motors.

Wall Street Journal shkruante se projekti kishte pësuar disa ristrukturime teksa kompania tentonte të gjente rrugën më të mirë për krijimin e makinës.

Apple po eksploron gjithashtu biznese të tjera përveç celularëve e tabletave, siç është kompleti i realitetit virtual Apple Vision Pro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA