Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi në “Top Story” se dyshimet nga policia ka qenë edhe për një krim seksual.
Sipas saj është kërkuar akt-ekspertimi, ku rezultoi se Hygerta Meta nuk ishte abuzuar seksualisht, kështu kjo gjë u hodh poshtë.
Për sa i përket dyshimeve për një jetë paralele të Pëllumb Metës, sipas Bezat, është arritur në përfundimin se nuk është e vërtetë.
Dorjana Bezat: Fëmijët mbrojnë të ëmën. Kanë deklaruar se mami nuk ka pasur asnjë rol, as në transportim, as në asnjë skenar. Ndërsa mami nuk merr asnjë faj, asnjëherë. Ajo ka thënë se kam qenë duke punuar në ara, nuk kam dëgjuar asgjë. Kur më thanë që e kanë vrarë u trondita. Dhe ka qëndruar në dhomën se saj, sipas dëshmisë. Ajo ka thënë kam qenë e tronditur, në mes kanë qenë fëmijët. Për të parë përse fëmijët e urrenin babain.
Në dëshmi asnjë se thotë, por u kërkua akt-ekspertimi, që rezultoi se vajza nuk ka kryer akt seksual (nuk është abuzuar). Pra nuk kemi të bëjmë me një krim seksual. Hygerta e mbështet deklaratën në fejesë. Ndërkohë shkuesi thuhet se kanë komunikuar me Pëllumbin dhe Blerinën dhe u la të mos bëhej sepse Hygerta, kishte shkollën. Ai nuk ka pasur një jetë paralele, është parë telefoni lëvizjet e tij. Kërkesa për fejese këtu bazohet.
Armand Bajrami: Me ardhjen bashkëshortes në shtëpi ka një periudhë gjashtë orëshe që nuk kanë dalë nga shtëpia, me ardhjen e djalit të vogël në shtëpi, më pas kanë nisur të lëviznin.
Dorjana Bezat: Me datën 10 ka ndodhur ngjarja, në 11 janë marrë me zhdukjen e trupit.
Top Channel