Shqipëria ka mirëpritur vendimin e Hungarisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani shkruan se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit dhe të gjithë Aleancës.
“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”-shkruan ministri Hasani në Twitter.
Albania welcomes the accession of #Sweden 🇸🇪 to @NATO upon the completion of ratification processes in all Allied countries.
Sweden’s membership will strengthen the security of our region and the whole Alliance.
Välkommen @TobiasBillstrom#StrongerTogether #WeAreNATO
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 26, 2024
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finlandës kohët e fundit, është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës që nga vitet ‘90 kur ajo përfshiu në radhët e veta shtetet e Evropës Lindore. Gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend, Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Hungaria “mbështet anëtarësimin. NATO-ja është një aleancë e mbrojtjes. Ne bëjmë aleanca për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast të një sulmi nga jashtë. Nuk ka ndonjë angazhim më serioz se ky.”
Top Channel