Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali
25/02/2024 18:09
Një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia e skelës ku punonte në Sardenja të Italisë.
Sipas mediave italiane, Bashkim B. ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit dhe ka ndërruar jetë në vend pasditen e së shtunës.
Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi në ato momente nuk ka qenë në punë, por kishte shkuar në kantier për të përshëndetur kolegët e tij.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
Top Channel