Një platformë pornografike me anëtarë meshkuj, gazetari: Publikojnë video të ish të dashurave, nuk ua mbyllim dot

14/02/2024 23:11

Gazetari Eraldo Harlicaj i ftuar në Top Story, foli për një platformë pornografike në Telegram, me anëtarë vetëm meshkuj, të cilët publikojnë foto ose video të vajzave dhe i përdorin për t’i shantazhuar.

“Është një grup në Telegram, “Albkings” që përdoret nga shqiptarë dhe të Kosovës, që shpërndajnë materiale pornografike, që kthehn në burimi shantazhi, kryesisht për ish të dashurat. Janë foto apo video me fytyrë, publikojnë numrat e telefonit, bëjnë thirrje që telefononi për favore seksuale. Autoritet tona e kanë të pamundur t’i gjurmojnë apo t’i mbyllin. Grupi po shkon 120 mijë anëtarë, të gjithë meshkuj. Marrin dhe shpërndajnë video pa asnjë kontroll. Imagjinoni rrezikshmërinë”, tha Harlicaj.

Sipas gazetarit, kjo platformë, e cila po shton numrin e anëtarëve nuk mbyllet dot nga autoritetet, ndërsa përsa i përket TikTok-ut, një rrjet tjetër icili është bërë burim krimesh, tha se duhet të mbyllet patjetër.

“Nuk i mbyllim dot, sepse ne nuk po mbyllim dot Telegramin e iranianëve që na kanë hakeruar. TikTok-u në Shqipëri i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’i mbyllur. Nuk i kemi strukturat dhe ligjet e sakta. Struktura ka 25 punonjës. Edhe unë vetë nuk duhet të punësohem aty sepse rrogat janë qesharake”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA