Zjarr në një banesë në Librazhd, shkak një shkëndijë elektrike
11/02/2024 11:17
Një banesë është përfshirë nga flakët në Librazhd.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.2, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
“Rreth orës 10:30, në lagjen Nr.2, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. B.. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”- thuhet në njoftim.
Top Channel