Të rinjtë deri në 21 vjeç nuk kanë dënim të përjetshëm! Gazetarja shpjegon pasojat e Kodit të ri Penal

09/02/2024 18:13

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar këtë të premte në “Top Talk”, shpjegoi ndryshimet që do të ndodhin në Kodin e Ri Penal.

Sipas saj, asnjë i ri nën 21 vjeç, nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Parandalimi i kryerjes së korrupsionit ato që prekin nëpunësit apo rritja e pragut si moshë e mitur kur bëhet fjalë për dënimin e përjetshëm, dënimi i përjetshëm nuk aplikohet për gratë, rini e hershme, deri në 21 vjeç, propozohet të mos përfshihen pavarësisht çdo vepre penale, fasha e atyre që do të kryejnë krime deri 21 vjeç. Kushdo që kryen një krim të rëndë që dënohesh, deri 21 vjeç nuk dënohesh me burgim të përjetshëm”, u shpreh gazetarja.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, raporti me përgjegjësinë dhe papërgjegjësinë duhej rritur si hapësirë moshore, duke vajtur 20-21 vjeç.

“Kodi është në përputhje me politikat e Këshillit të Evropës, çështja e ndryshimeve të materies së kodit penal që bëhet fjalë edhe në hapësirë është një moment që i pranohet shoqërisë por edhe për shkak të ndryshimeve sociale, vjen për shkak të ndryshimeve në kohë dhe maturisë së moshës deri 21 vjeç, e studiuar nga instrumente ndërkombëtare. Në ‘95-‘96 u hoq dënimi me vdekje kjo nuk tregon se u rrit kriminaliteti në Shqipëri”.

Top Channel