Zyrtarisht AKU njofton pronarin e ngarkesës që ta asgjësojë atë, por kjo është një procedurë tejet e komplikuar në vetvete.
Asgjësimi duhet të kryhet nga një komision prej katër anëtarësh: që përbëhet nga një përfaqësues nga AKU, një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, një përfaqësues nga tatimet dhe një nga biznesi privat.
“Ligjërisht duhet të asgjësohet, por ne nuk kemi sot një informacion se ku shkojnë sasitë e produkteve që kthehen në pikat doganore. Eksportuesit shqiptarë e kanë shumë më të lehtë ti kthejnë ato produkte në vendin e origjinës se sa ti asgjësojnë në vendet e BE sepse kanë kosto shumë të larta në BE. Se sa janë asgjësuar nuk e di askush”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert/siguria ushqimore.
“Nga ana tjetër rrisku është që ato produkte të kenë dalë në tregun tonë. Mund ti ketë çuar ne tregun e shumicës në Lushnjë me çmim më të lirë, nga ku furnizohen shumica e tregjeve në Shqipëri’”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert/siguria ushqimore.
Në piramidën e problemeve që kanë produktet e mbrojtjes së bimëve, me sa duket abuzimet nga fermerët janë të fundit.
Pasi importohet një pesticid, ato në shumicën e rasteve ambalazhohen dhe paketohen në vendin tonë. Por kjo procedurë ka ngritur dyshime që shpesh lëndët aktive nuk përputhen me përmbajtjen e etiketës.
Ky dyshim është vërtetuar edhe nga AKU në të shkuarën. Në një inspektim konkret, AKU analizoi 31 mostra pesticidesh që përdorin fermerët shqiptarë. Referuar analizave të laboratorit të ISUV, 5 lloje pesticidesh rezultuan me lëndë aktive jashtë normave të përcaktuara në certifikatat e cilësisë që i shoqëronin.
Top Channel