Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.
Sipas mediave italiane, autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.
27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja. Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës.
27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik. Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë: “Kam vrarë një grua, ejani më merrni”.
Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar mosmarrëveshjet por situate u agruavua derisa nxori armën gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, duke e lënë të vdekur në vend 29-vjeçaren shqiptare.
Top Channel