Qyteti i humbur egjiptian zbulohet pas 1000 vjetësh, i fundosur në detin Mesdhe (fotot)

25/01/2024 16:52

Thonis-Heracleion është rishfaqur ne fillim te shekullit pas më shumë se 1,000 vjetësh i fundosur.

Një qytet i lashtë egjiptian që ka qenë pika kryesore strategjike e vendit në grykën e Nilit dhe detit Mesdhe  është zbuluar i varrosur nga disa shtresa rëre, i cili shërben si dëshmi për madhështinë e forcave të natyrës dhe të kaluarës së mistershme të qytetërimeve.

Thonis ka qëndruar për shekuj me radhë në ‘majën’ mesdhetare te Egjiptit të lashtë, duke vërejtur anijet tregtare që vinin drejt tij nga Mesdheu, shkruan rrjeti The Guardian, si një rojtës graniti për një nga portet më të mëdha në botë asokohe.

Por një ditë fatkeqe, ndoshta rreth shekullit të dytë p.e.s., ndoshta nga një dridhje sizmike toka e tij nisi të lëngëzohet dhe tonelata të tëra gurësh të punuar me mjeshtëri të pashoqe, u shembën papritur thellë në det.

Një vend i ngjashëm përmendet në legjendat e antikitetit, për të cilit thuhet se u shkel nga heroi mitik Herkuli në hyrje të Afrikës, dhe ku Helena e Spartës kishte shkuar të strehohej nga rrëmbyesi i saj Parisi i Trojës, vend që më pas ishte zhdukur krejtësisht nën shtresa rëre e lumi.

Në fillim të viteve 2000 studiuesit egjiptianë nisën të zbulonin fragmentet e para të gurit të punuar në fundin e detit, dhe më shumë kërkime nxorën tempuj, xhevahirë e thesare të tjera.

“Për një arkeolog zbulimi i tume të lashtë është emocionues, por të zbulosh një qytet të tërë, të humbur prej mijëra vjetësh, është diçka krejt tjetër”, thoshte asokohe studiuesja britanike Aurélia Masson-Berghoff.

Ndryshe nga Babiloni, Pompei apo Atlantisi mistik, vetëm pak njerëz kishin dëgjuar për Thonis-Heracleion.

Por në shekullin e 5-të p.e.s. çdo anije tregtare në Mesdhe gjente Thonis-Heracleion në horizontin e saj si pika hyrëse në Egjiptin kozmopolitan, dhe më pas drejt botës perëndimore, shkruan The Guardian.

Ai besohet se është themeluar 2,700 më parë në vendin kku qëndron sot Abu Qir bay, 15 milje në verilindje të Alexandria, dhe ka qenë një port tregtar për disa shekuj.

Qyteti ishte i mbushur me kanale ujore gjire, kulla e tempuj, të lidhura me njëra-tjetrën me ura e ndërtesa madhështore, nga ku kontrollohej trafiku detar i Mesdheut për në Egjipt. Ekuivalenti i tij më i ngjashëm sot është Venecia në Itali.

Megjithëse Thonis-Heracleion dhe  Canopus janë përmendur nga disa prej shkrimtarëve të njohur të lashtësisë si Herodotus, Strabo e Diodorus, njohuritë kryesore për të janë zyrtarisht të humbura.

Prej vitit 1933, avionët e flotës britanike kishin pikasur rrënojat në ujë të Thonis e Heracleion që ishin dy zona relativisht të ndara urbane.

Zbulimet e rrënojave të pabesueshme të Thonis-Heracleion janë një testament i teknologjisë dhe aftësive të mrekullueshme të kohës së lashtë, kujtimet e të cilës janë lënë prapa për arsye të paditura, dhe gjithashtu dëshmon sesa të pambrojtura mund të jenë edhe qytetet bashkëkohore.

Venecia, që besohet si ‘kushërira moderne’ më e afërt e Thonis-Heracleion gjithashtu qëndron në një lagunë, të famshme për ndërtimet e lashta dhe kanalet e saj ujore, teksa raportohet për rritje të nivelit të ujit.

Rizgjimi i qytetit nga fundi i detit pas njëmijëvjeçari është një dritare unike për të kaluarën tonë, e gjithashtu për të shmangur fundosje apo katastrofa të papritura, megjithë informacionet e pakta për atë që ka ndodhur në të vërtetë./TheGuardian/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA