Vëllai i Doja Cat akuzohet se i ka thyer dhëmbët, nëna e këngëtares kërkon urdhër mbrojtjeje

18/01/2024 16:57

Mamaja e Doja Cat ka kërkuar një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje kundër djalit të saj pas raportimeve për abuzim fizik dhe verbal ndaj këngëtares dhe asaj vetë.

Deborah Elizabeth Sawyer thotë në padinë e saj se i biri 30-vjeçar Raman Dalithando Dlamini i ka thyer dhëmbët këngëtares, sipas rrjetit TMZ, por nuk është e qartë kur dhe pse ka ndodhur incidenti.

Doja njihet së fundmi për kostume provokuese e skena lakuriqësie në këngët e saj por nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me abuzimin.

Nëna e saj tha se Raman i ka shkaktuar 28 vjeçares Doja, prerje e gërvishtje dhe ka shkatërruar disa sende të saj.

Deborah thotë se Raman i ka folur të motrës me terma degraduese e ofenduese, të cilat e kanë lënë atë ‘të frikësuar e traumatizuar’.

Megjithëse gjykatësi i ka dhënë Deborah urdhër mbrojtjeje nga i biri, nuk e ka bërë këtë për Doja, duke thënë se ajo duhet të bëjë vetë kërkesën e saj.

Doja ka thënë më parë se nuk takohet me të atin dhe as sa vëllezër e motra ka në total.

FOTO GALERI
3/3
Nëna e saj tha se Raman i ka shkaktuar 28 vjeçares Doja, prerje e gërvishtje dhe ka shkatërruar disa sende të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA