“Prandaj katër të rinj bien pre e një skizofreni si Dan Hutra”, gazetari në Top Talk: Ndryshime në Kodin Penal

17/01/2024 16:21

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Top Talk” tha se duhet të ketë ndryshime në Kodin Penal

“Ka shumë probleme, siç është lirimi me kusht, lirimi me kusht nga gjykata, është njësoj si për vjedhjen, e përcaktojnë në varësi të veprës penale, ne e kemi të përcaktuar për të gjitha veprat penale, edhe për armëmbajtje pa leje edhe për vrasje, duhet të ketë rregullime për kodin e procedurës, tjera është për kohën e hetimit, nuk ka mundësi 6 muaj për një vjedhje, nuk ka filozofi të madhe, prandaj na ndodh që 4 të rinj bien pre e një skizofreni si Dan Hutra dhe marrin inciativën për t’u arratisur nga burgu, a vodhën një familje, edhe tre muaj është shumë, dy muaj po themi. Kemi nevojë për ashpërsimin e disa ligjeve, janë shtuar fenomenet, nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, janë krimet, mashtrimet kompjuterike, dhuna online, të gjithë duhet të kuptosh krimin, nëse ke një organizatë kirminale e kemi 20 deri në burgim të përjetshëm, kemi një problematikë me të rinjtë që kapen me disa gramë, shoqëria po shkon në degradim, ligjet janë ato që i rregullojnë. Përndjekja është një krim që poici as nuk e merr fare, edhe sikur ta kishim kapur në kohë se kush ia bëri në TikTok, nuk ka një ligj që të dënohej. Di mirë që duhet të jetë në ligj, nuk ka të shash kë të duash në TikTok”, tha Bregu.

Top Channel