Modelja e njohur e ‘mirëqenies’ vdes papritur në moshën 35 vjeçare duke lënë pas 4 fëmijët dhe bashkëshortin (fotot)

16/01/2024 17:51

Mila De Jesus, modelja e njohur në rrjet për këshillat e formës trupore, e cila u bë e famshme pas një humbjeje drastike të peshës, ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 35 vjeçare.

Modelja e njohur në rrjetin Instagram, e lindur në Brazil por që jetonte në Boston, vdiq të premten, katër muaj pasi ishte martuar me bashkëshortin George Kowszik, shkruan rrjeti vendas Jam Press.

Ajo lë pas katër fëmijë të vegjël nga martesa e mëparshme.

Disa muaj më herët ajo kishte njoftuar në transmetimet e saj se vuante nga një sëmundje e lëkurës e quajtur psoriasis, por kjo nuk besohet se ka lidhje me vdekjen.

“Kam tre muaj me këtë gjendjen e lëkurës, është prekur 80% e trupit. Kam kërkuar doktorë, mjekime e vajra, si dhe një frymëmarrje të thellë”, shkruante De Jesus në tetor për 60,000 ndjekësit e saj.

Gjashtë vjet më parë influencuesja kishte kryer një operacion të humbjes në peshë, të cilin e kujtonte në rrjet duke vendosur me njëra tjetrën imazhe të vetes para dhe pas procedurës.

“Gjashtë vjet pas ndryshimit të madh, në njërën anë Mila 22-vjeçare, dhe në tjetrën Mila 35 vjeçare”, shkruante ajo.

Ndjekësit, miqtë e familjaret e gruas ishin të shokuar nga vdekja.

Ata nuk kanë dhënë shkaqet e sakta të atakut kardiak.

“Një ndjekës i vjetër këtu, që prej fillimit të YouTube,” shkruante një dashamirës i trishtuar. “Kam trishtim, kishe kaq shumë dritë Mila. U prehsh në paqe.”

Një tjetër shkruante “Ngushëllimet e mia më të sinqerta.”

Një nga fëmijët e brazilianes Pedro Marcal, i bënte homazh nënës duke shkruar. “Prehu në paqe mama, të desha shumë, Zoti të bekoftë”.

FOTO GALERI
3/5
Disa muaj më herët ajo kishte njoftuar në transmetimet e saj se vuante nga një sëmundje e lëkurës e quajtur psoriasis, por kjo nuk besohet se ka lidhje me vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA